Rosela Gjylbegu sjell duetin e radhës me Sinan Vllasaliun

Kanë udhëtuar drejt Shkupit për të realizuar një bashkëpunim të ri, këngëtarët e njohur Rosela Gjylbegu dhe këngëtari kosovar Sinan Vllasaliu. Dy emrat e njohur të muzikës këtë radhë do të sjellin një duet, i cili me siguri do të jetë hit në skenën muzikore. Rosela me këtë rast ka publikuar dhe fotot e para të xhirimit të klipit, i cili po realizohet nga një studio xhirimi në Shkup.

“Shumë shpejt nga Supersonic Tv do transmetohet kënga më e re në bashëkpunim me një këngëtar shumë të njohur si Sinan Vllasaliu, shpresoj që ta pëlqeni’’, thuhet në komentin, që ka lëshuar Rosela në profilin e saj.

Ky duet është i pari mes Roselës dhe këngëtarit të muzikës së lehtë Sinan Vllasaliu, por nuk është i pari për bashkëpunimin mes këngëtarëve nga Kosova e Shqipëria, pasi më herët Sinani ka bashkëpunuar edhe me Eli Farën, kurse Rosela me Eliza Hoxhën. Të dyja këto këngë kanë rezultuar shumë të suksesshme, dhe pikërisht kjo ka qenë arsyeja pse këta të dy kanë vendosur të bashkëpunojnë.

Lajme të ngjashme

Back to top button