Për ndjekjen e zgjedhjeve të ardhshme lokale në Maqedoni, në KSHZ janë akredituar 147 vëzhgues, prej të cilëve 75 janë të vendit, ndërsa 72 të huaj.
Më shumë vëzhgues – 50, ka paraqitur Qendra e Maqedonisë për Kulturë dhe Zhvillim, MOST 13, ndërsa Civil – Qendra për liri 12-të.
Mes vëzhguesve të huaj më të numërt janë të OSBE/ODHIR-së – 35 dhe prej Ambasadës së SHBA-së – 24. Komisioni për ankesa zgjedhore dhe parashtresa të Kosovës do t’i ndjek zgjedhjet në Maqedoni me gjashtë vëzhgues, Zyra e NATO-s për lidhje në Shkup me pesë, ndërsa Fondacioni ndërkombëtar për sisteme zgjedhore – IFES me dy vëzhgues.
Krahas vëzhguesve, deri tani janë akredituar edhe 123 përkthyes, si dhe dy gazetarë të huaj.