Site icon PORTALB

Putin bisedë telefonike me Ruhanin

Vladimir Putin dhe Hasan Ruhani

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin në një bisedë telefonike me presidentin e Iranit Hasan Ruhani diskutoi për Sirinë dhe për programin bërthamor të Iranit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Zyra për shtyp në Kremlin thuhet se “Putin dhe Ruhani kanë biseduar për gjendjen në Siri dhe kanë rënë dakord se rezultatet e takimit të gjashtë të Astanës lidhur me çështjen e Sirisë të mbajtur më 14-15 shtator janë të suksesshme”.

Putin dhe Ruhani në bisedë po ashtu kanë diskutuar për zhvillimet lidhur me programin bërthamor të Iranit si dhe për bashkëpunimet mes Rusisë, Iranit dhe Azerbajxhanit.

Exit mobile version