Site icon PORTALB

Ligji për amnisti nuk do të vlejë edhe për Velia Ramkovskin

Velia Ramkovski

Velia Ramkovski

Ligji për amnisti me të cilin është parashikuar që të dënuarve t’ju hiqet 30% e dënimit, nuk do të vlejë për ish-pronarin e televizionit A1, Velija Ramkovski, por edhe për pesë të tjerë të cilët u dënuan për vepra penale shoqërim kriminel, njofton Portalb.mk.

Në propozim-ligjin për amnisti, që së pari duhet të hije në procedurë kuvendore, shkruan se amnistia nuk është parashikuar për persona që janë dënuar për vepra penale shoqërim kriminel. Ramkovski, në rastin “Merimanga” u dënua për vepër penale shoqërim kriminel.

Ndryshe, Ramkovski në mars të vitit 2012 u dënua me 13 vite burg, në dënim i llogaritet edhe koha kur ishte në paraburgim, nga dhjetori i vitit 2010. Kjo do të thotë se Ramkovski tashmë ka kaluar shtatë vite në dënim dhe i mbeten edhe gjashtë vite.

Exit mobile version