Site icon PORTALB

Sërish lëkundje tërmeti në Meksikë

Tërmet

Tërmet

Meksika është lëkundur sërish. Instituti Amerikan i Sizmiologjisë bën të ditur se lëkundja e re e tërmetit ishte me magnitudë 6.2 me epiqendër në shtetin e Oaksakës, në një thellësi prej 32 kilometrash.

Zona e goditur ndodhet 400 kilometra në juglindje të qytetit të Meksikos. Banorët e kryeqytetit u shprehën se kanë ndjerë ndërtesat që lëkundeshin.

Exit mobile version