Site icon PORTALB

Diskutimi për Ligjin e gjuhëve do të vazhdojë pas zgjedhjeve lokale

Talat Xhaferi

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot pasdite ndërpreu seancën e 15-të dhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, paralajmëroi se diskutimi do të vazhdohet pas zgjedhjeve lokale

Deputetët sot, në ditën e gjashtë debatuan për Propozim ligjin për përdorimin e gjuhëve, në lexim të parë.
Xhaferi tha se ndërprenë diskutimin në pajtim me paralajmërimin e tij që Kuvendi nuk do të punojë ne fillim të kampanjës për zgjedhjet, dhe siç tha ai të mos krijohet ndjenjë që dikush me çdo kusht do të arrijë një qellim të caktuar.

“Si rezultat i debatit u vendos se në interes të qytetarëve, të mos them të një pjese të qytetarëve, dhe nevoja për sjelljen e ligjit që është në procedurë të rregullt, për të cilën shpresoj që ta vazhdojnë gjithashtu me debat të suksesshëm dhe konstruktiv”, tha Xhaferi.

Xhaferi tha se shpreson që asnjë nga partitë politike ë mos shfrytëzojë këtë situatë për qëllime dhe kampanja parazgjedhore.

“Këtë më së mirë do ta vlerësojnë, dëshmojnë dhe zgjidhin qytetarët e Maqedonisë”, potencoi Xhaferi, i cili iu dëshiroi kampanjë të qentë dhe të suksesshme pjesëmarrësve.

Exit mobile version