Site icon PORTALB

“KoKo Fest 2017” përmbyll edicionin e katërt, sot nata finale (FOTO)

KoKo Fest 2017

Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë ”KoKo Fest”, sot përmbyll edicionin e saj të katërt, njofton Portalb.mk.

Në këtë festival pjesëmarrës kishte edhe nga Maqedonia, Teatri Shqiptar i Shkupit me regjisorin Agon Myftari me “Shfaqja që shkon mbrapsht”, regjisori Qendrim Rijani me shfaqjen “39 Hapat” e Teatrit të Metropolit-Tiranë dhe regjisori Kushtrim Bekteshi me “Tartufin” e Teatrit të Shkodrës “Migjeni”.

Që të trija shfaqjet kanë qenë të pritura mirë nga publiko teatrodashës i komedisë i Korçës dhe më gjerë.

Krahas tyre, në këtë Festival morën pjesë edhe shfaqja “8 femrat” e teatrit Andon Zako Çajupi në Korçë, “Shtëpia pa dritare” e teatrit “Petro Marko”, “I ligu për mend” nga Kosova, “Ferma e kafshëve” e Teatrit Eksperimental të Tiranës

Më 17 shtator u shfaq “8 femrat” e teatrit Andon Zako Çajupi në Korçë.

Më 18 shtator u shfaq “Shtëpia pa dritare” e teatrit “Petro Marko” në Vlorë.

Më 19 shtatori shfaqja “39 hapat” e Teatrit Metropol.

Më 20 shtator u dha shfaqja “Shfaqja që shkon mbrapsht”.

Më 21 shtator u shfaq “Tartufi”.

22 shtatori i takoi Teatrit Eksperimental të Tiranës duke sjellë shfaqjen “Ferma e kafshëve”.

Festivali do të përmbyllet sot me shfaqjen nga Teatri Kombëtar i Kosovës “I ligu për mend”.

Përndryshe, “KoKo Fest” u mbajt në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi”, nga data 17-23 shtator dhe është i vetmi Festival i Komedisë në Shqipëri me performancat më të mira dhe trupat e njohura nga vendi dhe jo vetëm.

Exit mobile version