Site icon PORTALB

BDI promovoi kandidatët e saj në Dibër

BDI në Dibër

Në Qendrën për kulturë, dega e BDI-së e Dibrës, mbrëmë u mbajt konventën promovuese në të cilën u prezantuan kandidati për kryetar dhe lista e kandidatëve për këshilltarë për Këshillin e Komunës së Dibrës.

Kandidat për kryetar të komunës të kësaj partie është Ruzhdi Lata, i cili në këtë funksion ka qenë edhe në katër vitet e fundit.

Para të pranishmëve foli për rezultatet e arritura në periudhën e kaluar, me të cilët Dibrës i është kthyer pamja urbane, të gjitha vendbanimet janë bërë me rrugë të asfaltuara dhe rrugë fshatrash të shtruara me pllaka, objekte të riparuara shkollore, ndërsa në Dibër është ndërtuar edhe një objekt modern gjimnazi.

Gjithashtu u promovua edhe lista e kandidatëve për anëtarin e 15-të të këshillit komunal, bartës i së cilës është Fuat Saliu, i cili premtoi se me të gjithë këshilltarët do të punojnë për të mirën e komunës së Dibrës dhe të dibranëve.

Exit mobile version