Site icon PORTALB

Italia përkrah Kosovën në rrugën drejt BE-së

Italia përkrah Kosovën

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, priti në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.

Me këtë rast, ambasadori Sardi shprehu gatishmërinë e shtetit italian për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së.

Nga ana e tij, Limaj falënderoi ambasadorin Sardi për ndihmën e përkrahjen e vazhdueshme të shtetit italian.

Gjatë takimit, ata u pajtuan se do të vazhdojnë thellimin e bashkëpunimit në të gjitha sferat, gjithnjë duke respektuar interesat e të dyja shteteve, transmeton Klan Kosova.

Exit mobile version