Site icon PORTALB

Të hënën zyrtarisht fillon fushata zgjedhore

Heshtje zgjedhore, kshz, zgjedhje

Të hënën, me 25 shtator fillon fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale që duhet të mbahen me 15 tetor të këtij viti, njofton Portalb.mk.

Fushata për rrethin e parë zgjedhor do të përfundojë me 13 tetor në mesnatë.

Lista zgjedhore ku janë kryer të gjitha ndryshimet është shtypur, KSHZ-ja e përmbyllë më së voni deri me 24 shtator. Listën Zgjedhore KSHZ-ja e nënshkruan më së voni deri me 29 shtator.

Listat me kandidat për kryetar komune dhe këshilltar i kanë dërguar 19 parti dhe koalicione, ndërsa 64 janë nga grup zgjedhësish.

Exit mobile version