Site icon PORTALB

U rrëzua një avion në aeroportin Ataturk të Stambollit (FOTO)

Avioni i rrëzuar

Aeroporti kryesor i Stambollit, Ataturk, mbrëmë u mbyll përkohësisht pasi që një aeroplan privat u rrëzua derisa po tentonte të aterronte, përcjell Syri.net.

Aeroplani u përplas derisa po aterronte dhe u përfshi nga flaka, kurse tipi i aeroplanit raportohet të jetë Cessna 650 Citation 7.

Sipas autoriteteve të aeroportit Ataturk, brenda këtij aeroplani mund të akomodohen gjashtë persona dhe dy pilotë.

Sipas informatave të para piloti ka vdekur, derisa katër pasagjerë janë dërguar me urgjencë në spital për shkak të plagëve të marra.

Exit mobile version