Site icon PORTALB

Kumucakos sulmoi Koxiasin lidhur me emrin e Maqedonisë

Jorgos Kumucakos, Demokracia e Re, Greqi

Jorgos Kumucakos, Demokracia e Re, Greqi

Deputeti i Demokracisë së Re opozitare greke, Jorgos Kumucakos, i cili është përgjegjës për politikën e jashtme në parti, e sulmoi ashpër ministrin e Jashtëm grek, Nikos Koxias lidhur me negociatat për emrin e Republikës së Maqedonisë.

“A ka (Koxias v.j.) ndonjë mandat negociues dhe nëse ka cili është ai? Me çfarë kredibilitet ulet në tryezë negociuese? Cili është pozicioni i tij? Kjo lojë me çështje nacionale ka përfunduar”, tha Kumucakos në Parlamentin grek duke shtuar se Demokracia e Re “nuk do ta shikojë atë”.

Koxias para dy ditësh në Nju-Jork u takua me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh, me të cilin, mes të tjerash, biseduan edhe për çështjen e emrit. Shefi i diplomacisë greke pas takimit, ku mori pjesë edhe ndërmjetësi Methju Nimic, shfaqi bindje se pas zgjedhjeve ekziston dritare për mundësi për diskutim për çështjen e emrit, nëse braktiset irredentizmi.

Exit mobile version