Një video e postuar së fundmi tregon se si një burrë varet nga dritarja e një makine në ecje e sipër për të goditur një shofer të një makine tjetër, transmeton Top Channel.
Gjithçka ndodhi në një autostradë të Arabisë Saudite.
Pasi mundohet ta grushtojë disa herë duke u zgjatur, ndodhi ajo që pritej. Guximtarit i hapet dera e makinës dhe rrotullohet disa herë në asfalt.