Site icon PORTALB

Uragani Maria lë Porto Rikon pa rrymë

Uragan

Uragani Maria ka ndërprerë energjinë elektrike në gjithë ishullin Porto Riko, ku jetojnë 3.5 milionë banorë, transmeton REL.

Abner Gomez, udhëheqës i Agjencisë për menaxhimin e katastrofave, tha se asnjë nga konsumatorët e Autoritetit të Energjisë Elektrike të Porto Rikos nuk ka rrymë.

Qendra Kombëtare e Uraganeve në SHBA tha se “përmbytje katastrofike” kanë përfshirë pjesë të ishullit.

Guvernatori i Porto Rikos, Ricardo Rossello, tha se vetëm një person është raportuar i vdekur.

Maria, e cila është dobësuar në stuhi të kategorisë dy, po lëviz nga territori amerikan drejt Republikës Domenikiane.

Exit mobile version