Site icon PORTALB

SHBA-ja është “ashpër kundër” referendumit të kurdëve

Departamenti i shtetit amerikan

Departamenti i shtetit amerikan

Shtetet e Bashkuara të Amerikës fuqishëm e kundërshtojnë referendumin e planifikuar për pavarësi të kurdëve irakianë dhe u bëjnë thirrje liderëve të tyre të fillojnë negociata me Qeverinë në Bagdad, deklaroi zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Heder Nauert.

Kjo deri tani është deklarata më e fuqishme kundër referendumit, i cili ka arritur nga Uashingtoni.

“SHBA-ja është fuqishëm kundër referendumit për pavarësi të qeverisë rajonale të Kurdistanit irakian, i cili është planifikuar për më 25 shtator”, theksoi Nauert.

Exit mobile version