Site icon PORTALB

Vazhdon debati kuvendor për ligjin e gjuhëve

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në suaza të seancës së 15-të duhet ta vazhdojë debatin për Propozim-ligjin për shfrytëzimin e gjuhëve.

Dje pasdite debati për propozim ligjin u ndërpre sepse Kuvendi duhej t’i mbajë seancën e 16-të dhe 17-të.

Në debatin e deritanishëm për këtë ligj, edhe në debatet e komisioneve edhe në vazhdimet e seancave plenare, opozita akuzoi se “ligji është jokushtetues, me të shkelen procedurat dhe se miratimi i tij do të sjell deri në dygjuhësi në tërë shtetin”. Me ligjin, akuzuan nga opozita, “diskriminohen edhe bashkësitë më të vogla etnike”.

Ndërkaq, sipas shumicës parlamentare, lligji është në pajtim me Kushtetutën, nuk e shkel karakterin unitar të shtetit dhe do të kontribuojë për rritjen e bashkëjetesës në shtet. 

Propozim-ligji për shfrytëzimin e gjuhëve është në lexim të parë të seancës plenare.

Exit mobile version