Site icon PORTALB

Thaçi tregon se çfarë bisedoi me Donald Trump

Thaçi-Trump

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim të shkurtër me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Thaçi theksoi se numri një i Amerikës i ka dhënë mbështetje shtetit të Kosovës.

“Ishte kënaqësi e veçantë të jemi në në pritej nga persidenit Donald Trump. Na takimin e shkurtër ishte një jashtëzakonisht miqësor, i ngrohtë. Presidenti Trump si gjithë presidentet e tjerë të SHBA-së ka një vizion të qartë edhe për Kosovën. Është një mbështetje unike për vendin tonë. Ai tha se Kosova është një vend i mrekullueshëm e popull i mrekullueshëm”, deklaroi Thaçi një intervistë për “RTV 21”, duke shtuar se i ka bërë një ftesë për ta vizituar Kosovën

Më tej, Thaçi foli edhe për punimet në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara. “Mendojë se gjithçka është duke shkuar sikurse ishte planifikuar. Po vazhdojmë takime me burrështetas për t’i falënderuar ata për mbështetjen që po ia dhënë Kosovës”, ka thënë ai.

Exit mobile version