Site icon PORTALB

MBPEU formon komisione për kontroll të dëmeve nga moti i ligë më 11 shtator

Ministria e Bujqësisë

Ministria e Bujqësisë

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU) sot formoi komisione për kontroll të dëmeve të shkaktuara në rajonet të cilat më 11 shtator të këtij viti u përfshinë nga reshjet e rrëmbyeshme, shkarkime elektrike, erë të fuqishme dhe breshër.

Në pajtim me raportin e DPHM dhe kontrollin në teren nga ana e njësiteve rajonale pranë MBPEU, është konfirmuar se janë shkaktuar dëme ndaj kulturave bujqësore në rajonet e Demit Hisarit, Resnjes, Makedonski Brodit, Tetovës, Prilepit, Dollnenit, Krivogashtanit, Velesit, Sveti Nikollës, Kumanovës, Kavadarit, Rosomanit, Kisella Vodës dhe Gazi Babës.

MBPEU i informoi të gjitha ekonomitë bujqësore nga këto rajone të cilët kanë pësuar dëme, të parashtrojnë kërkesa deri te njësitet rajonale nga 20 shtatori deri më 5 tetor të vitit 2017.

Sipas vlerësimeve të para paraprake, moti i lig ka shkaktuar dëme në rreth 2.000 hektarë sipërfaqe bujqësore me mbjellje të pemëve dhe vreshtave, kultura kopshtare dhe industriale.

Vlerësimi i dëmeve do të zbatohet në pajtim me Ligjin për bujqësi dhe zhvillim rural dhe Dekretin për mënyrën e konfirmimit të ngjarjes së padëshirueshme klimatike, dëme të shkaktuara, llogaritje të humbjes së të ardhurave, llogaritje të dëmit, procedura për pagesën e ndihmës. Pas përfundimit të kontrollit në vendin e ngjarjes, komisionet do të përgatisin procesverbale për dëmin e konfirmuar të cilat do të dorëzohen deri te Sektori për analizë të politikës bujqësore në MBPEU, të cilat më pas do të dorëzohen deri te Byroja për ekspertizë gjyqësore. Byroja do të përgatisë raporte me vlerësimin e dëmit të shkaktuar  në denarë, individualisht për çdo aplikues. Raportet e marra nga Byroja për ekspertizë gjyqësore do të përcillen për pagesë deri te Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural, e cila për çdo aplikues do të përgatisë vendim për pagesën për dëmin e shkaktuar ose njoftim nëse nuk i plotëson kushtet për dëmshpërblim.

Exit mobile version