Site icon PORTALB

Matis: SHBA-ja ka obsione ushtarake kundër Koresë së Veriut

Xhejms Matis

Xhejms Matis

Ministri amerikan i Mbrojtjes, Xhejms Matis deklaroi se administrata e presidentit amerikan Donald Tramp disponon me obsione ushtarake kundër Koresë së Veriut që nuk do të paraqesin rrezik për Korenë e Jugut.

Megjithatë, Matis nuk dëshiroi të saktësojë për cilat obsione bëhet fjalë.

“Nuk do të hyj në hollësi”, tha Matis.

Ai konfirmoi se kohë më parë ka biseduar me kolegun jugkorean për mundësinë e kthimit të armatimit bërthamor amerikan në Korenë e Jugut, që ishte tërhequr nga Gadishulli korean nga fillimi i viteve të 90-ta të shekullit të kaluar.

Exit mobile version