Site icon PORTALB

Rreth 200 turq me pasaportë diplomatike morën azil në Gjermani

Turqi - Gjermani

Turqi - Gjermani

Pothuajse 200 turq me pasaportë diplomatike morën azil në Gjermani pas tentimit për grusht shtet në Turqi në korrik të vitit 2016, njofton DPA, duke iu referuar Ministrisë gjermane të Punëve të Brendshme.

Nga 249 turq me pasaportë diplomatike të cilët kanë kërkuar azil në Gjermani, 196 u është lejuar të qëndrojnë në vend, thuhet në përgjigjen zyrtare të MPB-së gjermane ndaj pyetjes parlamentare të parashtruar nga një parti majtiste.

Në informatën e MPB-së gjermane nuk kumtohet se sa është numri i ushtarëve turq të cilët kanë marrë azil në Gjermani.

Exit mobile version