Marina amerikane pushoi nga puna dy komandantë nga rajoni i Oqeanit të Qetë, pas përplasjes së paradokohshme të anijes ushtarake amerikane “Xhin Mekejn” edhe një tankeri amerikan, me ç’rast jetën e humbën 10 marinarë, ndërsa pesë u lënduan.
Në qershor, në ujërat japonezë, jetën e kanë humbur shtatë marinarë, pasi u përplasën anija ushtarake “Ficxherald” dhe një anije transportuese.
Pas vendimit më të ri të marinës amerikane, deri tani janë ndërruar gjashtë komandantë.