Site icon PORTALB

3000 ushtarë shtesë në Afganistan

Deri më tani, sipas zyrtarëve të mbrojtjes, ka patur opsione mes 6000 dhe 15000 trupa që duhet të qëndrojnë në Afganistan

Trupa shtesë prej më shumë se 3000 ushtarëve të Shteteve të Bashkuara, janë nisur drejtë Afganistanit, ka thënë Sekretari i Mbrojtjes, Jim Mattis, transmeton REL.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka paraqitur muajin e kaluar strategjinë e re për Afganistanin, qëllimi i së cilës është, sipas tij të mposht talebanët.

Mattis, u tha gazetarëve të Pentagonit se ai nuk donte të jepte numra të saktë, por tha se po dërgojnë “ mbi 3000 trupa” në Aftanistan, që do i’u bashkohen 11.000 trupave ushtarake tashmë të vendosura atje.

Shtetet e Bashkuara po ashtu i’u bëjnë thirrje partnerëve të NATO-s që të rrisin numrin e ushtarëve në Afganistan.

Exit mobile version