Shefi i diplomacisë franceze Zhan le Drijan mbrëmë në Nju-Jork deklaroi se mosmarrëveshjet dhe përleshjet tani janë në nivelin më të lartë që nga Lufta e Ftohtë.
Ai theksoi se liderët botërorë marrin pjesë në Asamblenë e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara “në moment kritik”, i cili dëshmon për “degradimin brengosës të qarqeve ndërkombëtare”.
Le Drijan e ceku rritjen e krizave botërore – nga lufta kundër terrorzmit, deri te zgjidhja e përleshjeve në Lindjen e Afërt dhe në Afrikë, si dhe eskalimin e programit bërthamor, e deri te 400.000 rohinxhë të cilët ikin nga Mianmari në Bangladesh.
“Prioritet i Francës është të punojë në zgjidhje konkrete të këtyre problemeve”, tha Le Drijan.