Ndarja e çmimeve më të rëndësishme të televizionit amerikan, Emmy Awards, këtë herë në edicionin e tij të 69-të, solli në tapetin e kuq një mori të madhe veshjesh.
Aktoret e ekranit të vogël i kishin përzier prerjet klasike të fustaneve të mbrëmjes me detaje fashion që si zakonisht kanë sjellë shumë komente. Ndodh që një fustan që renditet si ndër më të bukurit, në një tjetër është ndër veshjet më të këqija, sepse vlerësimet për modën janë subjektive, transmeton Revista Class.
Megjithatë për disa fustane të gjitha mediat bien dakord…
1
Nicole Kidman Me Calvin Klein by Appointment dhe stoli Harry Winston
2
Reese Witherspoon Me një fustan stil xhakete, ngjyrë blu, Stella McCartney.
3
Milly Bobby Brown Si një balerinë e vërtetë
4
Jane Fonda Me pink dhe elegante, zgjedhje shumë e bukur
5
Allison Janney Një fustan që luan me tylin dhe aplikat shumë romantik.
6
Evan Rachel Wood Fustani Moschino nga Jeremy Scott
7
Kiernan Shipka Fustani Miu Miu
8
Laura Dern Fustani Proenza Schouler
9
Sarah Paulson Fustani Carolina Herrera dhe stoli Lorraine Schwartz
10
Jessica Biel Dekolte e thellë, hapje te pjesa e këmbëve, shkëlqim dhe shumë hijeshi.