Site icon PORTALB

Allagjozovski duhet ta paguajë borxhin e ish-ministres Milevska që është rreth 15 milionë euro për ndërtimin e Filarmonisë

Robert Allagjozovski

Robert Allagjozovski

Ndërtimi i Filarmonisë së Maqedonisë , që kushtoi rreth 40 milion euro nuk është paguar krejtësisht. Shteti ju ka borxh edhe 15 milionë euro atyre që kanë kryer punime, borxh që ministri i ri, Robert Allagjozovski duhet ta paguajë nga ish ministrja, Elizabeta Kançevska-Milevska, njofton Portalb.mk.

Allagjozovski sot është ankuar se ka borxhe shumë të mëdha në Ministrinë e Kulturës nga ish ministrja.

Ndër marrëveshjet e mëdha që janë bërë midis Ministrisë së Kulturës dhe të tjerëve, që nuk korrespondojnë me lartësinë e detyrës, ka qenë marrëveshje prej 200.000 denarë për orkestrimin e Filarmonisë së Maqedonisë. Në këtë institucion janë bërë marrëveshje prej mbi 30.000 denarë pa nënshkrim të tenderëve që është e palejueshme sipas ligjit.

Allagjozovski theksoi se vetëm për koktelin gjatë hapjes së ndërtesës janë harxhuar 10.000 euro.

Exit mobile version