Site icon PORTALB

Tillerson: SHBA kërkon bashkëpunim me partnerët e marrëveshjes së Parisit

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson

Pas disa deklaratave kontradiktore për politikën ambjentaliste të SHBA, sekretari i Shtetit, Rex Tillerson deklaroi të dielën se Uashingtoni po kërkonte mënyra për të punuar me partnerët e marrëveshjes së Parisit për Klimën.

“Ne dëshirojmë të jemi produktiv, ne kërkojmë të jemi të dobishëm”, u shpreh ai për televizionin amerikan CBS.

Këto deklarata nuk përbëjnë një ndryshim të papritur të vijës së politikës që nga vendimi i diskutueshëm i presidentit Donald Trump për t’a nxjerrë SHBA nga marrëveshja historike për klimën, e miratuar në fund të 2015 në Paris dhe nënshkruar nga pothuajse 200 shtete.

Por këto qëndrime duket sikur po shfaqin një zbutje të situatës, shumë larg kritikave të Trump që e cilësonte aktin e marrëveshjes “drakonian” kundër sovranitetit amerikan, që do të favorizonte në mënyrë të padrejtë sipas tij vende si Kina dhe India

Exit mobile version