Site icon PORTALB

Trampi e quajti liderin koreanoverior “njeri raketë”

Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Tramp e ka përqeshur liderin koreanojugor Kim Xhong-un, duke e quajtur “njeriu raketë”  (Rocket Man), ndërsa këshilltarë nga Shtëpia e Bardhë paralajmërojnë se Pheniani do të ballafaqohet me shkatërrim në qoftë se nuk e ndërpret programin bërthamor të saj dhe kërcënimet ushtarake.

Në pyetjen se si Trampi e përshkruan Kimin, këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së, Herbert Rejmond Mekmaster theksoi se “njeriu raketë” është përshkrimi më i ri.

Ai megjithatë paralajmëroi se “nuk duhet të bëhen shumë shaka me raketat, për shkak se ata paraqesin kërcënim të madh për të gjithë”.

Njëkohësisht, Mekmaster theksoi se lideri korenaoverior “duhet të heq dorë nga armët bërthamore, sepse presidenti Tramp nuk do të lejojë që ky regjim ta kërcënojë SHBA-në dhe qytetarët amerikanë”.

Në pyetjen e gazetarëve se nëse vlerëson se Tramp  mund të kryej sulm ushtarak ndaj Koresë Veriore, Mekmaster u përgjigj se “presidenti ka qenë shumë i qartë se të gjitha opsionet janë në tryezë”.

Exit mobile version