Të përdorni ushqime të yndyrshme gjatë ditës nuk do të thotë që merrni domosdoshmërisht baktere që shkaktojnë akne.
Dr. Sandra Lee ka treguar se sasia e vajit nuk ka aspak ndikim në lëkurën tuaj, prandaj mund të porosisni pica sa herë të dëshironi.
Bulmetrat kanë shumë hormone. Mund t’i gjeni tek djathi apo qumështi i lopës. Jo shumë ushqime shkaktojnë akne përveç produkteve që përmbajnë hormone,” – tha ajo.
E pyetur për çokollatën, Sandra tregoi se mund të ketë ndikim në krijimin e akneve pasi ka përbërje qumështi.
Gjithashtu shtoi se duhet të bëhet shpesh shpëlarja e fytyrës me produkte të posaçme për pastrimin e lëkurës që të jeni sa më të mbrojtur dhe të pastër, shkruan Albeu.