Site icon PORTALB

Rosberg sërish baba

Nico Rosberg

Nico Rosberg

Ndërsa pret të nisë punën në stafin manaxherial të Robert Kubicës, Nico Rosberg po përjeton ditët më të gëzuara të tij, shkruan Top Channel.

Kampioni i botës në fuqi i Formula 1, i tërhequr tashmë nga garat, u bë baba për të dytën herë. Bashkëshortja e tij Vivian solli në jetë në një spital të Montecarlos, vogëlushen Naila, vajza e dytë e familjes Rosberg pas lindjes së Alaias.

Vetë Rosberg e komunikoi lindjen e vajzës së tij madje edhe prezantoi Nailan nëpërmjet një komunikimi që ai bëri në kanalin e tij të Youtube.

“Nuk kam qenë në linjë për një kohë të gjatë dhe ja ku është arsyeja. Çdo gjë shkoi në mënyrë perfekte. Ishte diçka e mrekullueshme.Këtë radhë ky event është i veçante, sepse ne tani e dimë sesa speciale është që të kesh dhe kujdesesh për një vajzë”, tha Nico Rosberg në mesazhin e tij.

 

Exit mobile version