Maqedoni, një bari ka kryer sulm seksual ndaj një shtetase holandeze

Bariu 29-vjeçar A.A. nga fshati strugan Podgorci është dyshuar se ka kryer sulm seksual ndaj holandezes 55-vjeçare në fshatin Vevçan, derisa ajo ka fotografuar kope të deleve.

Rasti është denoncuar të enjten në orën 20:30 në Sektorin policor Veleshtë.

Të njëjtën ditë, siç kumtoi MPB-ja, rreth orës 14:30 në fshatin Vevçan, derisa e dëmtuara ka fotografuar kope të deleve, bariu i është afruar dhe ka kërkuar që ai ta fotografojë së bashku me kopenë.

Pasi e ka fotografua, K.S.K. është përshëndetur me bariun dhe është nisur drejt automjetit të saj. Në atë moment personi me përdorimin e forcës fizike e ka shtrirë në tokë, është shtrirë mbi të dhe ka filluar ta prekë nëpër pjesët intime të trupit. Kryerësi i është kërcënuar me thikë që të mos jep rezistencë dhe ka vazhduar në qëllimin e tij. Në një moment e dëmtuara ka arritur që të largohet nga ai dhe është nisur drejt automjetit.

Bariu është nisur pas tij, e ka hapur derën nga ana e bashkudhëtarit dhe nga çanta e saj ka marrë portofolin nga i cili ka marrë rreth 2.000 denarë, me ç’rast është nisur në drejtim të panjohur. Po ndërmerren masa për gjetje të kryerësit dhe për ndriçim të plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button