Site icon PORTALB

KE kërkon kontroll më të detajuar në financat e partive politike evropiane

KE (Komisioni Europian)

Komisioni Evropian propozoi sot një reformë të rregullave të financimit të partive politike evropiane, me synimin për të forcuar “legjitimitetin e tyre demokratik” dhe për të penalizuar abuzimet në mënyrë më efektive.

BE premtoi gjithashtu për t’i bërë “më të prekshme” iniciativat e qytetarëve evropianë që i mundësojnë një milionë shtetasve evropianë të kërkojnë reforma pranë ekzekutivit evropian.

Një nga masat e njoftuara të premten, që pritet të miratohet nga shtetet anëtare dhe Parlamenti Evropian parashikon që përqindja e financimit që u shpërndahet partive politike evropiane bazuar në rezultatet e zgjedhjeve do të rritej nga 85 në 95 për qind.

“Në sistemin aktual, financimi është shpërndarë në nivelin e 15 përqindshit mes të gjitha partive, pavarësisht numrit të votave të fituara”, sqaroi Komisioni, duke dashur të përcaktojë një lidhje shumë të ngushte nëpërmjet përfaqësimit real dhe financimit.

Exit mobile version