Site icon PORTALB

Në Niger përmbytjet morën 54 jetë, 200.000 të zhvendosur

Të paktën 54 njerëz e humbën jetën në përmbytjet në Niger dhe rreth 200.000 janë zhvendosur.

Zyra e KB-së për koordinim të punëve humanitare njoftoi se më shumë viktima janë regjistruar në kryeqytetin e Nigerit, Niamej dhe se 11.000 shtëpi janë shkatërruar.

Pritet proces i gjatë për rimëkëmbje nga përmbytjet, ndërsa autoritetet tentojnë të shkatërrojnë çerdhe të mushkonjave që të parandalohet përhapja e malaries , theksoi Zyra e KB-së.

Exit mobile version