Site icon PORTALB

SHBA-ja e vazhdoi lehtësimin e një pjese të sanksioneve kundër Iranit

SHBA-ja e vazhdoi lehtësimin e disa sanksioneve kundër Iranit, në pajtim me Marrëveshjen për programin bërthamor iranian edhe krahas asaj që presidenti amerikan Donald Tramp vazhdon ta kritikojë marrëveshjen.

“Uashingtoni i respekton angazhimet për lehtësimin e kufizimeve të caktuara për Teheranin, me qëllim ta mbajë mundësinë për fleksibilitet më të madh, derisa nuk përfundon revizioni më i gjerë i marrëveshjes”, theksoi zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit.

Nuk është saktësuar për cilat lehtësime bëhet fjalë.

Njëkohësisht, vendimi është shoqëruar me vendosjen e masave ndëshkuese kundër 11 personave dhe kompanive iranianë, të akuzuar për mbështetje të programit balistik të Iranit ose për pjesëmarrje në kiber sulmet kundër sistemit financiar amerikan.

Exit mobile version