Site icon PORTALB

Pheniani lëshon një tjetër raketë mbi Japoni

Ilustrim

Koreja e Veriut lëshoi sot një raketë të paidentifikuar, me itinerar nga lindja, në periferi të Phenianit, konfirmoi ushtria e Koresë së Jugut.

“Sot në mëngjes, Koreja e Veriut lëshoi një raketë të paidentifikuar me drejtim nga lindja, nga periferia e Phenianit”, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë koreano-jugore.

Ai shtoi se Koreja e Jugut dhe SHBA po analizonin informacionet shtesë.

Raketa u lëshua në orën lokale 06:57 pranë Phenianit duke fluturuar mbi ishullin japonez të Hokaidos, përpara se të binte në oqeanin Paqësor.

Exit mobile version