Site icon PORTALB

Zgjedhjet lokale, skadoi afati për zgjedhjen e kandidatëve

Zgjedhje lokale 2013

Afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet lokale 2017 përfundoi mbrëmë në mesnatë, njofton Portalb.mk.

Komisionet zgjedhore të Komunave në afat prej 48 orëve nga pranimi i listës së kandidatëve duhet të konfirmojnë se a është dorëzuar në afat përkatës dhe a është përbërë në pajtueshmëri me dispozitat e Kodit Zgjedhor.

Listat e konfirmuara të kandidatëve duhet të dorëzohen te Komisioni Shtetëror Zgjedhor ku do të konfirmohet renditja në listën e vetme të kandidatëve.

Sipas afatit për veprime zgjedhore, shorti duhet të mbahet me 18 shtator. Zgjedhjet e gjashta lokale janë caktuar për 15 tetor ku do të zbatohen në 3.480 vendvotime në 80 Komuna dhe në qytetin e Shkupit.

Fushata zgjedhore do të fillojë me 25 shtator në mesnatë dhe do të përfundojë me 13 tetor.

Exit mobile version