Site icon PORTALB

Vlera Bytyçi Ejupi dorëhiqet nga funksioni i nënkryetares së Aleancës për Shqiptarët

Vlera Bytyçi Ejupi

Vlera Bytyçi Ejupi

Nënkryetarja e Aleancës për Shqiptarët (ASH), Vlera Bytyçi Ejupi ka dhënë dorëheqje nga numri dy i partisë së Ziadin Selës.

Ajo nëpërmjet profilit të saj në Facebook ka bërë të ditur se tërhiqet nga ky post për arsye personale.

“Sapo deponova dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i nënkryetares së LR-PDSH-së. Dorëheqja është e natyrës personale”, shkruan Bytyçi Ejupi në postin e saj në Facebook.

Ajo gjithashtu i shprehu falënderim të gjithëve që e kanë përkrahur gjatë veprimtarisë së saj.

Exit mobile version