Sasha Bogdanoviq do të jetë kandidati i LSDM-së për kryetar të Komunës Qendër në zgjedhjet lokale, njofton Portalb.mk.
Këtë gjë e bëri të ditur lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, i cili në pyetjet gazetareske, pas nënshkrimit të marrëveshjes për koalicion parazgjedhor, se kush do të jetë kandidat i LSDM-së për komunën Qendër, ai u përgjigj Sasha Bogdanoviq.
Bogdanoviç ka rrugëtim të lehtë sepse do të gëzojë mbështetjen e Andrej Zhernovski i cili u largua nga kandidatura e pavarur e tij për Komunën Qendër.
Përndryshe, më 14 shtator shpallen kandidaturat për kryetar dhe këshilla komunal ndërkohë që fushata zgjedhore për lokalet e 15 tetorit do të nis më 25 shtator.