Site icon PORTALB

Tre të vrarë gjatë një sulmi vetëvrasës para stadiumit për kriket në Kabul

Ilustrim

Së paku tre persona e humbën jetën, mes të cilëve edhe një polic, ndërsa pesë janë lënduar, gjatë një sulmi vetëvrasës me bombë para stadiumit për kriket në kryeqytetin afgan, Kabul.

Sulmi është kryer gjatë ndeshjes. Sulmuesi vetëvrasës ka pasur për qëllim të hyjë në stadium, por ishte ndaluar nga policia për shkak të kontrollit dhe e ka aktivizuar mjetin shpërthyes para hyrjes. Në atë mënyrë është shmangur një tragjedi më e madhe, transmeton MIA.

Agjencia Amak, e cila është e lidhur me grupin Shttei islamik, kumtoi se sot në Kabul është kryer sulm kundër pjesëtarëve të forcave afgane të sigurisë.

Exit mobile version