Site icon PORTALB

Kryetari i Kuvendit të Sllovenisë Bërglez në Maqedoni

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Sllovenisë, Millan Bërglez

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Sllovenisë, Millan Bërglez sot do të ketë fjalim në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në kuadër të vizitës së tij zyrtare në vend.

Bërglez me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake do të pritet në hyrjen kryesore të Kuvendit nga ana e kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi. Pas pritjes Xhaferi dhe Bërglez do të kenë takim.

Në Kuvend, kryetari i Kuvendit të Sllovenisë do të ketë edhe takim të përbashkët me kryetarët e komisioneve për politikë të jashtme dhe për çështje evropiane, Antonio Milloshoski dhe Artan Grubi.

Gjatë vizitës, Bërglez do të takohet edhe me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.

Exit mobile version