Site icon PORTALB

“Microsoft” ofron falas një koleksion prej 250 librash elektronikë

Librat mund të shkarkohen nga çdokush.

Microsof edhe sivjet do të ofrojë falas një koleksion të tërë librash elektronike – ebook – të cilët përmbajnë udhëzime për produkte si Windows, Windows Server, Microsoft Office, Exchange Server e shumë të tjera.

Drejtoria e shitjeve të kësaj kompanie të madhe ka njoftuar se kompania ofron shkarkimin e 250 librave elektronik që ju jeni të interesuar.

Shkarkimet nuk janë të limituar dhe çdokush mund t’i shkarkojë të gjithë librat e listuar në websajte të kompanisë.

Ndryshe cdo vit Microsoft dhuron libra elektronik falas të produkteve dhe shërbimeve të kompanisë në atë që e quan Microsoft Ebook Giveaway./21Media

Exit mobile version