Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka zhvilluar sot një mbledhje të jashtëzakonshme duke miratuar ngritjen e një komisioni ad hoc me 13 anëtarë.
Komisioni do të bëjë propozime për reformimin e Akademisë së Shkencave.
Më pas paketa e propozimeve nga komisioni i ngritur do ti paraqitet kryeministrit Edi Rama.
Ndërkohë në fjalën e tij, kryetari i Akademisë së Shkencave Gudar Beqiraj tha se Akademia nuk ka qenë kurrë e kalbëzuar.