Site icon PORTALB

BE thërret qeverinë e re të Kosovës që bashkëpunojë me Beogradin

Maja Kocijançiq

Maja Kocijançiq

Bashkimi Evropian e ka mirëpritur formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Është zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocianciq që ka ftuar institucionet e Kosovës në sigurimin e një hapi kualitativ në bashkëpunimin me Beogradin, njofton Klan Kosova.

“E mirëpresim formimin e qeverisë së Kosovës. Thërrasim qeverinë e re që menjëherë të nisë punën në implementimin e reformave të nevojshme në drejtësi dhe ekonomi”.

“Kosova ka nevojë të përmirësojë konkurrencën, krijojë vende të reja pune dhe mundësi të tjera për qytetarët e vetë”, ka thënë Kocijanciq para mediave.

Exit mobile version