Anija shqiptare ‘Oriku’, që ndodhet me mision në detin Egje, ka përfunduar me sukses një tjetër operacion duke shpëtuar nga mbytja 52 emigrantë.
Rreth orës 21:45 anija ‘Oriku’ ka zbuluar një gomone me 52 emigrantë sirianë, afganë, irakianë dhe palestinez, raporton OraNews.
Të gjithë personat fatmirësisht hipën në anijen ‘Frontex’.
Prej vitit të kaluar Forcat e Armatosura i janë bashkuar misionit të Frontex për emigrantët, duke patrulluar në ujërat e detit Egje.