Pavarësisht përpjekjeve tona për t’i marrë me të mira, ndonjëherë ato vazhdojnë të grinden edhe më shumë duke mos e kuptuar qëllimin e tyre. Cila mund të jetë mënyra më e mirë për t’i ndalur?
Studiuesit kanë dalë në përfundimin se mjafton një pyetje shumë e shkurtër që do t’ju vinte juve në ndihmë, por edhe fëmijëve tuaj. Arsyeja se përse po qajnë nuk ka rëndësi, shkruan Class.
Ndoshta lodra e tyre e preferuar mund të jetë thyer, mund të jetë grindur me një shok. Çfarëdo qoftë arsyeja, mbajeni frymën dhe mos i qortoni.
Përkundrazi, në një mënyrë të qetë dhe dashamirëse, bëjini pyetjen: Është problem i madh, i vogël apo mesatar? Lëreni fëmijën tuaj t’jua tregojë përse po qan.
Psikologët shpjegojnë se ekzistojnë tre arsye se përse kjo pyetje, në dukje e zakonshme, i qetëson fëmijët:
1.Fëmija sheh se ne i pranojmë dhe respektojmë ndenjat e tyre
2.Pyetja i bën ata të ndalojnë së qari, të nisin të mendojnë dhe të vlerësojnë situatën
3.Duke i bërë këtë pyetje, prindërit ftojnë fëmijë të përpiqet të zgjidhë vetë problemin
Prandaj, duke e bërë këtë pyetje dhe duke biseduar me qetësi me të vegjlit tuaj për disa minuta, do të kurseni vetes shumë kohë dhe nerva.
Gjithashtu ajo që është më e rëndësishme do të fitoni besimin e tyre.