Site icon PORTALB

Mustafa nuk beson që Qeveria e re, do ta çojë në Kuvend versionin aktual të Demarkacionit

Isa Mustafa

Mustafa do ta votonte një demarkacion që kufiri do të jetë në Zhleb dhe Çakorr Lideri i LDK-së Isa mustafa thotë se deputetët e partisë së tij, nuk do të përkrahin në Kuvend, vendimet, ligjet, aktet e kësaj Qeverie që ai e quajti të dyshimtë.

Ndërsa sa i përket Demarkacionit me Malin e Zi, Mustafa tha se nuk beson që Qeveria e re, do ta çojë në Kuvend versionin aktual të Demarkacionit, të cilin e patën kundërshtuar, transmeton 21Media. Ndërsa thotë se do të dëshironte ta votonte një demarkacion që kufiri do të jetë në Zhleb dhe Çakorr.

Exit mobile version