Numri i viktimave në tërmetin shkatërrues në Meksikë arrin 26 persona, kumtuan autoritetet në vend.
Guvernatori i shtetit federal Oahaka, në pjesën jugore të Meksikës, deklaroi se midis 17 dhe 20 njerëz të cilët e kanë humbur jetën në atë rajon ishin në qytetin Juçitan.
Presidenti meksikan, Enrike Penja Nieto tha se ky është “tërmeti më i fuqishëm në 100 vitet e fundit” në këtë shtet
Instituti gjeologjik i SHBA-së kumtoi se tërmeti ishte me intensitet prej 8,1 ballëve sipas shkallës së Rihterit.