Site icon PORTALB

Koreja e Veriut paralajmëron “kontra masa të fuqishme” të sanksioneve të reja eventuale

Kim Jong Un

 Koreja e Veriut sot porositi se do të marrë “kundër masa të fuqishme” si përgjigje të presionit nga SHBA apo çfarëdo qoftë sanksione të reja të cilat eventualisht do t’i imponohen për shkak të provave të kryera bërthamore.

“Në komplotet barbare me sanksione dhe presione nga SHBA do t’u përgjigjemi me kundër masa personale dhe të fuqishme”, theksohet në kumtesën e delegacionit zyrtar të Koresë së Veriut në Forumin ekonomik lindor në Vladovostok, Rusi.

Në kumtesë ende dërgohen akuza deri te Koreja e Jugut dhe Japonia se e përdorin forumin rus që të zhvillojnë “politikë të prishur”, duke theksuar se ky tubim është i dedikuar për bisedime për bashkëpunim ekonomik në rajon, ndërsa për kritikë të programit bërthamor të Koresë së Veriut.

Exit mobile version