Site icon PORTALB

Kërkesë për ndalesë së therjes së kurbaneve për Bajram (FOTO)

Kurbani

Shoqata për Mbrojtjen e Kafshëve “Anima Mundi” ka dalë me iniciativë që të ndalohet therja e kurbaneve për Kurban Bajram me arsyetimin se e njëjta sqarohet edhe me hadithin e profetit Muhammed, “Kush është i mirë me krijesat e Zotit, është i mirë me veten”, njofton Portalb.mk.

Ata iu drejtohen Qeverisë dhe Kuvendit të Maqedonisë që të njëjtën ta ndalojnë me ligj.

“I bëjmë thirrje Qeverisë dhe Kuvendit të Maqedonisë që të ndalojë therjen e kafshëve në Maqedoni”, thuhet në njoftim.

Ata shpresojnë se me përkrahjen e myslimanëve dhe bashkëqytetarëve që kundërshtojnë këtë lloj dhune do të arrijnë të ndalojnë therjen rituale të kurbaneve si dhe ndalesë për torturë të çfarëdo lloj tjetër gjallese në emër të religjionit.

“Mirëqenia dhe mbrojtja e qenieve të vetëdijshme nuk duhet të jetë e kufizuar me asnjë religjion e as tradita”, thuhet në njoftimin e peticionit.

Peticionin mund ta gjeni: KËTU.

Exit mobile version