Site icon PORTALB

Shtete amerikane e padisin administratën e Trampit për shkak të DACA-s

 Një grup prej 15 shteteve federale amerikane e padisin administratën e presidentit Donald Tramp për shkak të vendimit që të hiqet programi për amnisti, i njohur si DACA, dhe i cili ka të bëjë për 800.000 persona, të cilët si minorenë ilegalisht janë sjellë në SHBA.

Në padinë e parashtruar në gjykatën federale në Nju-Jork, theksohet se Shtëpia e Bardhë kryen diskriminim të migrantëve me prejardhje meksikane, të cilët janë shumicë e madhe në këtë program dhe se shkelen të drejtat kushtetuese të cilat ndalojnë dënim arbitrar.

“Vendimi i administratës së Trampit për ta heq DACA është i papërpunuar, johuman dhe shkatërrues”, theksoi prokurori shtetëror i Nju-Jorkut, Erik Shnajderman.

Pas paralajmërimit gjatë ditës së martë të dhënë nga Trampi se hiqet DACA, dje janë mbajtur protesta në shumë qytete amerikane. Tramp në mbrojtjen e vendimit të tij theksoi se punonjësit amerikanë duhet të jenë në vend të parë.

“Prioriteti ynë i parë dhe më i rëndësishëm në zbatimin e reformave migruese duhet të jetë rritja e numrit të vendeve të punës, pagat dhe siguria e punonjësve amerikanë dhe familjeve të tyre”, theksohet në kumtesën e Trampit.

Programi DACA është pranuar nga ish-presidenti amerikan Barak Obama, me të cilin është mundësuar prolongim i përkohshëm i deportimit të pothuajse 800.000 kandidatëve të kualifikuar dhe iu janë dhënë leje në dy vjet, me mundësi për vazhdim.

Obama vendimin e Trampit e vlerësoi si “të gabuar, dekurajues dhe mizor”.

“Të targetohen të rinjtë është gabim, sepse ata nuk kanë bërë asgjë të keqe. Kjo është humbje, sepse ata dëshirojnë të fillojnë biznes të ri, të punësohen në laboratorit tona, të shërbejnë në ushtrinë tonë dhe të kontribuojnë për vendin të cilin e duam. Kjo është mizori”, ka shkruar Obama në Fejsbuk.

Fati i “ëndërruesve” (siç quhen njerëzit të cilët si fëmijë ilegalisht kanë hyrë në SHBA) nuk do të ndryshojë deri më 5 mars të vitit 2018, ndërsa administrata ka caktuar afat prej gjashtë muajve që Kongresi të mund të sjell ligj për këtë.

Exit mobile version