Site icon PORTALB

Rama: Kërkohen 4.5 milionë certifikata në vit për shqiptarët

Edi Rama

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një mesazhi të bërë publik në rrjetet sociale ka njoftuar se brenda 100 ditëve të para të qevërisë “Rama 2” do t’i jepet fund disa burokracive me të cilat përballen qytetarët nëpër zyrat e shtetit.

Shkak për këtë njoftim duket se është bërë informacioni se në një vit kërkohen 4.5 milionë certifikata nga institucionet shqiptare, të cilave Rama iu referohet me emrin burokracia shqiptare.Numrin e lartë të certifikatave të kërkuara kreu i ekzekutivit e cilëson si një rekord Guines, një konsum skandaloz i kohës, lekëve e nervave të qytetarëve.

Kjo praktikë sipas Ramës do të mbarojë me qeverinë e re. “Në çdo rast kur i duhet certifikata e qytetarit, për të dhënë një shërbim burokracia duhet ta sigurojë vetë këtë dokument.” – shkruan Rama, i cili premton se kjo do të bëhet realitet, brenda 100 ditëve të para të mandatit të ri.

Exit mobile version